Berisha “ringjall” Milloshin/ Foltorja firmos për të zyrtarizuar kandidatin komunist për Tiranën

schedule16:05 - 2 Prill, 2023

schedule 16:05 - 2 Prill, 2023

Llogaritë elektorale për opozitën mbase nuk kanë qenë ndonjëherë më te veshtira se sa këtë herë, sidomos për PD e cila do te futet e ndarë dhe në kaos në zgjedhje.

Por disa strategji mesa duket po rezultojnë të njëjta. Së fundmi Foltorja e Sali Berishës ka mbështetur regjistrimin e Partise Fronti i Majte të komunistit Marko Dajti dhe kandidaturën e ketij të fundit për Bashkinë e Tiranës. Rasti në fjale është mbeshtetur me firmën e një deputeti të Foltores, atë të Flamur Nokës, një ndër njerëzit më besnik të Berishës, i emëruar edhe si sekretar i përgjithshëm i Rithemelimit nga ai.

Megjithatë KQZ nuk i ka pranuar ende dokumentet për regjistrim Dajtit për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore, por ajo qe duket e sigurtë është që Dajti pasi të ketë plotësuar dosjen do ta rikthejë atë në KQZ bashkë me firmën e Flamur Nokës.

Arsyeja e këtin bashkëpunim mes Berishës dhe komunistit Dajti mbetet e paqartë, por deri në dukje i ngjan asaj që PD bëri në 2011, kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë Tiranës, dhe ku votat e Hysni Milloshit luajtën një rol vendimtar në rezultatin e ngushtë.

Mbetet për t’u parë se cfarë do të sjellin votat e komunistëve për Berishën këtë radhë. Më pak vota për Roland Bejkon e PD zyrtare apo fitoren Bashkise së Tiranës për Belind Këllicin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!