“Ku linda dhe u rrita”, Berisha rikthehet në Tropojë: Basha po premton poste në qeverinë “Rama”

schedule16:48 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 16:48 - 1 Dhjetor, 2021

Sali Berisha mbrëmjen e sotme u rikthye në Tropojë pas shumë kohësh. I shoqëruar nga deputeti i PD-së Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj dhe një grup demokratësh, ish-kryeministri e përshkroi me emocione rikthimin në vendlindje dhe u kthye shumë vite më pas duke kujtuar fëmijërinë në fshatin Viçidol.

Duke ardhur më kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë. Njeriu i lirë në vendin e tij është dy herë fëmijë i natyrës. Kurse sapo mbërrita në Tropojë, Floriana (Garo) më pyeti; Doktor si ishte udhëtimi? Unë iu përgjigja; “Gjysmë qiellor, gjysmë tokësor”.

Çfarë fati pata unë, që linda në Malësinë e Gjakovës. Sot pas dekadash larg saj, në Tiranë dhe qindra shëtitjesh në botë, dua t’u them këtu se në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës sime, mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime.

Territori ishte Malësi e Gjakovës, por Enver Hoxha për ta ndarë i vendosin emrin rrethi i Tropojës, që ishte një fshat. Shkova në shkollë të mesme nga Viçidoli. Unë isha i vetmi në klasë që thërrisja “të vdesësh për Kosovën” dhe kjo ishte fryma që na kishin ruajtur ne ata burra të kanunit, besës dhe virtyteve” tha Sali Berisha. “Dua të jem i sinqertë, armiqtë e mi dhe kundërshtarët e mi i kanë tmerr vizitat e mia në Tropojë” tha ai.

Sulmet për Lulzim Bashën nuk i kurseu edhe sonte. “Dy ditët e fundit peng kryetari po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër”.

Sulmoi edhe reformën në drejtësi duke e cilësuar totalisht të dështuar. “Cdo javë ambasadorja e SHBA, deri së fundmi se tani e ka ndërprerë, edhe ai i BE-së, deklarata duke ngritur në qiell një sistem totalisht katastrofal, të falimentuar. Cila është sot përshtypja juaj? Studimi tregon se vetëm 6% e shqiptarëve thonë se ja vlente të bëhej. Pjesa tjetër tregon se leverdia nuk justifikonte kurrë shpenzimin”.

Edi Ramën e akuzoi për komedinë “Prefekti” që ka ngjallur debate ditët e fundit pas vendosjes në skenën e Teatrit Kombëtar. “Pardje deputeti socialist vendos në Facebook foton e Enver Hoxhës. Dje vihet në teatër për faqen e zezë të Edi Ramës, “Prefekti”, komedia, mirëpo të dashur miq ajo komedi, cdo emër dhe personazh e ka njeri real. Rama urdhëron vënien në skenë të një vepre që është terroriste në rrafshin psikologjik”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!