Berisha refuzon krijimin e një partie, Kulluri: Opozita do ishte mirë të bashkohej, PD nuk është e një personi

schedule17:45 - 11 Tetor, 2023

schedule 17:45 - 11 Tetor, 2023

 

I ftuar në “Newsline”, sekretari  për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri u shpreh se Opozita do ishte mirë të bashkohej.

Sipas tij bashkimi i të gjithë opozitës jo detyrimisht do të sillte fitore, pasi u pa rezultati i vitit 2021.

Kulluri thekson se problemi në këtë mes është varësia psiqike e Berishës për PD, për të PD nuk mund të jetë e një personi, pasi i bie që kur Berisha të mos jetë më në jetë, PD të shkrihet.

“PD do ishte e mira të bashkohej. Do ishte mirë ishte një subjekt. Ky krijim i këtyre faktorëve jo detyrimisht sjell fitore, e pamë në zgjedhjet e vitin 2021.

I gjithë problemi këtu është varësia psiqike e Berishës për Partinë Demokratike.

Këto ngjarje kanë rrjedhur në këtë mënyrë. PD është ndarë, por PD është një. Një pjesë kanë menduar që Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Grupit Parlamentar, disa deputetë nuk e menduan kështu.

PD nuk mund të jetë e një personi. I bie që kur Berisha të mos jetë më në jetë, PD të shkrihet, por nuk është kështu.

Në një shoqëri normale dhe perëndimore nuk ka vende për mite të pathyeshme, as për njerëz të përjetshëm” tha Kulluri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!