Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Rama, thikë pas shpine PD-së duke marrë peng Lulzim Bashën

schedule18:32 - 21 Shtator, 2021

schedule 18:32 - 21 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha në Fieri tha se Edi Rama duke marrë peng kreun e Partinë Demokratike, Lulzim Bashën, i futi një thikë pas shpine kësaj force politike.

Gjatë takimit me demokratët, në “Foltoren” e Fierit, Berisha tha se mbështetësit e PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës, siç e quan ai përjashtimin nga grupi parlamentar. Megjithatë, ish-kryeministri u bëri thirrje demokratëve të mos ketë ndarje midis tyre.

“Duke marrë peng kreun e opozitës Edi Rama i futi një thikë pas shpine PD me kreun e marrë peng prej tij. Sot kemi nis këtë debat me ju, por ky debat ju ftoj të zhvillohet një debat midis njerëzve që u besojnë vlerave, që marrin përgjegjësi. Janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës. Të mos pranojmë asnjë ndarje midis nesh, të Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe të lirisë. Ata që nuk e duan Sali Berishën ju them vetëm një fjalë, më shumë  se gjithë ju Bashën e ka mbështetur vetëm Berisha,” deklaroi Berisha.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!