Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuara kryeministrin Edi Rama për përpjekjet që ky i fundit po bën për të shtypur opozitën në parlament.
Berisha tha se marrëveshja për portin e Durrësit është mega afera më e madhe në Europë, teksa thotë se PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar
“Kjo është mega-afera më e madhe në Europë. PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar. Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë. Opozita është sot më e fuqishme se kurrë.
Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik. Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin”, tha Berisha./abcnews.al/

