Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që në seancën e sotme ku diskutohet dekreti për rishikimin e buxhetit duhet të jetë i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas tij mungesa e tij pavarësisht se u gjuajt me vezë nga deputeti Hasa, përbën shkelje të ligjit dhe kushtetutës. Por kreu i Kuvendit Ruçi i shpjegoi se dekreti për buxhetin është tjetër gjë dhe buxheti është tjetër gjë.
Berisha: Ka një detyrim kushtetuta e vendit dhe e parlamentit kur është fjala për buxhetin ai që është kryetar ekzekutivi duhet të jetë këtu, jo me me vezë e speca po ta gjuajnë, po edhe me të tjerat që i meriton 10 herë më shumë. Bëhet fjalë për buxhetin e shtetit nuk e përfaqëson askush atë. Shkelje e rëndë e ligjit, kushtetutës dhe rregullave
Ruçi: Dekreti për buxhetin është tjetër gjë dhe buxheti tjetër gjë.
Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke e cilësuar të turpshëm aktin e gjuajtes me vezë të kryeministrit në Kuvend, theksoi se do të depozitojë kallëzim penal për deputetin Hasa për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës
Balla: Zoti kryetar është e rëndë ajo që një përfaqësues i grupit parlamentar të PD ka bërë sot në seancën e Kuvendit. Kurrë nuk është goditur një kryeministër në atë formë nga një deputet i opozitës. Do i kërkoja PD-së të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua të infotmoj se ndaj deputetit në fjalë bazuar në kodidn penal do depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës. /abcnews.al