“Berisha qenie politike hipokrite”, Gjikondi: Ai i njeh detyrimet e veta. Po përdor selinë e PD për deklarata familjare

schedule17:26 - 24 Tetor, 2023

schedule 17:26 - 24 Tetor, 2023

 

E ftuar në “Newsline”, juristja, Brizida Gjikondi foli në lidhje me procesin ndaj Sali Berishës në SPAK dhe refuzimin e këtij të fundit për të shkuar në seancën e sotme, duke zgjedhur të përfaqësohej me dy avokatët e tij mbrojtës.

Gjikondi tha se Berisha është një qenie politike hipokrite, pasi sipas saj nëse ai do të ishte aq shumë trim, sot nuk do të çonte as avokatët e tij mbrojtës.

“Berisha është një qenie politik hipokrite. Përpiqet të luaj me emocionet negative të shqiptarëve. Ndërkohë ka frikë nga ligji, sepse po të ishte trim, nuk do të çonte sot avokatët e tij, por do ta kishte injoruar komplet si procedurë.

Ai e njeh gjykatën dhe prokurorinë. Ai bën si revolucionar në dyert e selisë, ndërkohë që nën rogozë, e njeh procedurën, i njeh detyrimet e veta” tha juristja.

Sa i përket deklaratës së ish-kryeministrit, se ky është një proces politik, Gjikondi u shpreh se ky pretendim nuk qëndron dhe mjafton të shihen vendimet e vitit 2006.

“Mjafton të shohësh vendimet që ka lëshuar në vitin 2006, ku me firmë i ka dhënë dhëndrit tij prona në posedim. Kjo është A-ja që njeh ligji i konfliktit të interesit. Asnjëherë një zyrtar shtetëror nuk mund japë në mënyrë direkte apo indirekte rrethit familjar.

Ajo që e fundos më së shumti Berishën është përdorimi  që po i  bën grupit të tij politik. Ai nisër ka thirrur grupin, gjoja për një projekt të fuqishëm opozitar kundër Ramës. Në fakt ai këtë grup e krijuar dy vite më parë, pikërisht për këtë ditë” shtoi ajo.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!