Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se kreu i PD Lulzim Basha u thirr në SPAK për të dëshmuar për bashkëpunim me një organizatë kriminale.
Berisha deklaroi se Basha nuk ka guxim të shkojë në Durrës për të prezantuar kandidatin Luan Hoti por fshihet pas Ervin Salianjit dhe Grida Dumës.
“Basha u thirr dje për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Jo vetëm kaq. Më falni. Kjo është njëra anë. U kap si mashtrues.
Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin këtu. Por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. Luan hiq dorë. Çdo votë, ju bëj thirrje për Ardi Mukën. U bëj thirrje demokratëve kudo ku janë. Me bashkimin tonë realizojmë ndryshimin e Shqipërisë”, deklaroi Berisha. /abcnews.al