Zbardhet skenari i PS për seancën plenare të pasdites. Duke cituar burime nga mbledhje e grupit parlamentar të PS, gazetarja Esiona Konomi tha për ABC Neës se deputetët janë porositur të vijnë në seancë rreth orës 16:00. Për të mos u përplasur me protestuesit
Në seancë do nderohen viktimat e tërmetit Turqi -Siri, ku do të kerkohet prej deputetë të mbajnë një minut heshtje.
Ndër te tjera, gazetarja Kononimi tha se në rast tensioni, seanca do të ndërpritet. Sakaq mesohet se Garda ka menduar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët në rast se dy rrugët e zakonshme janë të bllokuara.
Kujtojmë se pasditen e sotme Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë në ambjentet jashtë parlamentit. Berisha gjithashtu mund të jetë I pranishëm në seancë plenare, duke qenë se masa e përjashtimit 10 ditor, ka përfunduar./abcnews.al