Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet në Durrës në nisjen e fushatës elektorale dhe në prezantimin e skuadrës elektorale të kandidatëve për deputetë. Berisha u shpreh se Chris LaCivita është arkitekti i rikthimit të tij dhe të opozitës në pushtet.
“Edi Rama je i pashpresë! E di ti se sic e meriton, ka dy ditë e netë që nuk fle dhe merret duke vëne nofka të ndryshme gjigandit, gjeniut të rikthimit më të madh ne histori, LaCivita. Arkitektit të kthimit tim dhe opozitës.
Edi prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqson tani anën kreative kur të marrësh vesh se Walt Disney është në mbështetjen tuaj bëhen pluhur të gjitha mashtrimet tuaja. Ju sot jeni simbol i fitores dhe asaj që do arrijmë ne. Prej dy muajsh përballen dy alternativa, një alternativë që pasi ka grabitur 12 vite dhe mashtruar ditë e natë përfshihet të fshihet pas zhabave, hardhucave dhe beson se në këtë mënyrë do ju hutojë.”
/ abcnews.al