Berisha: Prej 20 vitesh Durrësi viktimë e një peshkaqeni, do ia tregojmë vendin

schedule13:50 - 31 Janar, 2022

schedule 13:50 - 31 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot Ardian Mukën si kandidat të Komisionit të Rithemelimit për bashkinë e Durrësit.

Berisha tha se prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni duke shtuar se i referohet ish-kryetarit të bashkisë Vangjush Dako. “Prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni por tani do ia tregojmë vendin”, deklaroi Berisha.

Ndërsa vetë Muka deklaroi se qytetarët dita ditës kërkojnë që qyteti të administrohet prej tyre ndërsa theksoi se ka bindjen se do ia arrijnë këtij qëllimi.

“Qytetarët po na kërkojnë dita ditës kur qyteti do administrohet nga qytetarët. PD në Durrës do ia kthejë qytetin qytetarëve. Kjo është një bindje. Kohën e kemi kundër por jam i bindur që kësaj radhe Durrësi do jetë i qytetarëve”, tha Muka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!