Berisha pranon: E dija se do humbja/ Avokati Kara: PD ka marrë fund, financimi i LaCivita i paligjshëm

schedule23:37 - 26 Maj, 2025

schedule 23:37 - 26 Maj, 2025

Avokati Romeo Kara thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk i ka pranuar kurrë humbjet në zgjedhje.

Në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se financimi i Chris LaCivita nga PD, ishte i paligjshëm.

“Ky është një avaz i Saliut, i përhershëm. Kurrë nuk ka pranuar humbje. Edhe kur ka qenë në pushtet, prapë sulmon kundërshtarin. E ka kthyer PD në bunker, e ka ditur që nuk fiton. LaCivita e solli për të vetët, jo për ne. Si do fitonte ai, me atë fushatë? Kjo forcë politike nuk ka lidhje me këtë realitet, se çfarë u duhet shoqërisë. Me këtë Berishë janë të humbur. Është investuar me LaCivita në mënyrë të paligjshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!