“Berisha po përdor deputetët si leva në interes të problemeve familjare”, Gjikondi: Do ta kthejë çështjen në politike

schedule18:27 - 30 Tetor, 2023

schedule 18:27 - 30 Tetor, 2023

Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar në “Special Report” lidhur me konfliktin e kësaj të hënë në Kuvend se Sali Berisha po përdor deputet si leva. Ajo ka theksuar se deputeti Bledion Nallbati deri para një viti ka qenë kundër Berishës dhe pa papritur në korrik të 2022 u bashkua me të.

Sipas Gjikondit, Berisha do që çështjen e vetë të pasurisë ta kthejë në çështje politike.

“Berisha është një personazh më regresiv që ka pasur politika shqiptare dhe gjithmonë ka mbijetuar vetëm ndërmjet konflikteve dhe vrasjeve. Kjo që kërkon Bardhi që mos të jetë garda aty, kërkon që aty të ketë një anarki totale, ku të vendoset grushti i sherrit, skandali dhe problemet e familjes Berisha të kthehen në probleme kombëtare shqiptare, të kthehen në probleme të parlamentit shqiptar dhe me anë të agresivitetit, konfliktit fizik, të hiqet vëmendja nga SPAK dhe nga procedimi ligjor dhe të kthehet në një persekutim publik, siç tha dhe aleatja e Berishës.

Unë mendoj që të gjithë shqiptarët majtas dhe djathtas t’i shikojnë mirë këto skena për të kuptuar se edhe ata që nuk e kanë njohur mirë Berishën më përpara, të kuptojnë se çfarë gjeneron një si Berisha, të mendosh që deputet Nallbati deri para një viti ka qene kundër Berishës, njeri i flaktë kundër Berishës dhe pa papritur në korrik të 2022 u bashkua me Berishën, bashkë me të dhe Bardhi me kompani. Nuk ka hipokrizi më të madhe se sa kjo klasë politike, e cila nuk pasqyron moralitetin e shqiptarëve. Të gjithë ata deputetë aty, janë zgjatues, leva të kapur nga Berisha, i cili i përdor si kamikaz në interes të problemeve të tij familjare, ato që ka dhe ato që pritet të ketë. Ai do që gjithçka ta kthej si politike, harroi non gradën e Amerikës, harroi non gradën e Britanisë së Madhe. Tani që ka probleme me drejtësinë shqiptare për arsye pasurie dhe jo për arsye politike, ka gjetur kamikazët e tij, të cilët po i përdorë”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!