“Berisha po nxit urrejtje”, aktivistja e LGBT: Importim i gjuhës së Trump, kërkon lëmoshë për t’i hequr “non gratën”

schedule15:28 - 30 Janar, 2025

schedule 15:28 - 30 Janar, 2025

Propozimi i Sali Berishës për të njohur vetëm dy gjini, ndërkohë që ligjërisht në vendin tonë nuk njihet një e tretë, për komunitetin LGBT është një mënyrë që lideri demokrat po tenton të përfitojë nga Shtetet e Bashkuara, duke qenë në një linjë me Donald Trump, por sipas tyre realiteti shqiptar është ndryshe.

“Kjo është një nismë juridike që nuk qëndron sepse kuadri ligjor shqiptar njeh vetëm dy gjini. Kjo gjuhë urrejtje që po nxitet sidomos nga eksponentë të PD gjatë javëve të fundit ëhstë shumë e dëmshme, është një importim i disa çështje që vijnë nga Amerika gjatë fushatës presidenciale, por që nuk qëndrojnë me realitetin shqiptar. Është një mënyrë për të hequr non gratën, duke kërkuar lëmoshë nga Trump dhe duke shkuar afër linjës së Trump për të përfituar prej tij.”

Xheni Karaj, aktiviste e komunitetit LGBT, të cilën disa vite më parë Sali Berisha e priti në zyrën e kryeministrit për t’i premtuar se do të legalizonte martesat brenda së njëjtës gjini në Shqipëri, thotë se me këtë propozim Berisha po bie ndesh me qëndrimet e tij.

“Berisha ka qenë kryeministri i parë në historinë e Shqipërisë që në vittin 2010 ka aprovuar ligjin kundër diskriminimit, ku për herë të parë nocioni transgjinor është njohur si një nocion i rëndësishëm ligjor. Pra bie në ndesh me vetë nismat ligjore që ai ka aprovuar në të shkuarën si kryeministër. Një ndër premtimet e berishës brenda kryeministrisë ishte për legalizimin e martesave, madje berisha tha unë do jem kryeministri i parë shqiptar që do legalizoj ciftin e parë homoseksual në Shqipëri. Nuk ndodhi, po ndodh e kundërta, kjo nxitje e urrjetjes dhe ky targetim ndaj komunitetit lgbt po vjen në një moment ku globalisht i gjithë komuniteti është nën sulmet e dizinformimit, nxitjes së gjuhës së urrejtjes.”

Aktivistja e cilëson nismën ligjore të Berishës si sulm ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri, që sipas saj përballet me një vakum ligjor.

“Unë i bëj thirrje jo vetëm Berishës, por edhe të gjithë eksponentët politikë që të ruajnë të drejtat e njeriut, të mos sulmojnë komunitetit LGBt, sepse kjo ndasi e shoqërisë është e dëmshme. Ne kemi rastin e Edës dhe Adës që e kanë të pamundur të regjistrojnë fëmijët e tyre. Ka shumë persona trangjinorë që e kanë të pamundur të kalojnë jashtë kufirit kur bëjnë operacione për ndryshimin e gjinisë sepse këto procedura nuk bëhen brenda vendit sepse pamja e tyre nuk përputhet me dokumentat e tyre të identifikimit.”

Aktivistja kujton gjithashtu se Berisha ka qenë i pari që dekriminalizoi homoseksualitetin, pasi diktatura komuniste homoseksualët i denonte me burg.

“Berisha si shumë politikanë të tjerë kanë një vakum moral, për sa i përket gjërave që thonë dhe që bëjnë. Kanë treguar që nuk janë kosistentë në kauzat që bëjnë dhe i sheshin shumë lehtë për interest e tyre, sië është në këtë rast për të hequr non gratën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!