“Lidhjet e Berishës me Enver Hoxhën janë evidente”, kështu u shpreh në “Tirana Line” në ABC News, deputeti socialist, Petro Koçi. Gjatë fjalës së tij ai tha se Sali Berisha është një “antikomunist” i shëmtuar. Sipas tij doktori ka pasur lidhje të ngushta me familjen dhe vetë Enver Hoxhën.
“Mendoj se duhet të ketë qenë shqiptari për i përlotur kur ka vdekur Enver Hoxha. Mund të jetë rastësi, por lidhjet e tij me komunizmin janë të evidentuara, ka foton me familjen e Enver Hoxhës dhe vetë me Enver Hoxhës. Në një intervistë thuhet se ai kur takoi Enverin as dorën nuk e lante dhe as takonte njeri. Ky është një antikomunist shumë i shëmtuar”, tha Petro Koçi.
Ai u ndal dhe tek programi i PD-së për zgjedhjet e 11 Majit. Sa i takon koalicionit “Shqipëria Madhështore” ai e cilësoi si një tragjedi-komedi. Sipas Koçit ajo nuk është “Shqipëria Madhështore”, por “Shqep-ëria Madhështore”.
“Nuk është Shqipëria është Shqep-ëria. Më kujton të njëjtën gjë kur donte të merrte pushtetit në ‘92. Iu është fiksuar ajo gjëja me çekun e bardhë, mjafton ta marrësh çekun dhe ta jep Sali Berisha mjafton t’ia japësh votën. Është një situatë tragjikomike. Kur gjykon ato gjëra që ai i thotë seriozisht dhe nuk ka premtimet për pensionet, ato janë si lojë kungulleshat. Premtime janë ato që tha se do të zhduke nga administrata punonjësit, do të fshijë policinë e drejtësinë. Këto vërtet janë mendime serioze, por duke i ballafaquar e realitetin janë idiotësira. Ky njeri ka mbajtur zvarrë Shqipërinë dhe PD. PD nëse nuk shpëton nga Berisha do të kthehet gjatë gjithë kohës mbrapa”, përfundoi Koçin

