Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

schedule14:04 - 9 Nëntor, 2025

schedule 14:04 - 9 Nëntor, 2025

TIRANË- Analisti Roland Bejko, i ftuar në ABC News, theksoi se Sali Berisha po fshihet pas kandidatëve “të pavarur” për të justifikuar humbjen e madhe, që do pësojë në pesë bashkitë e vendit.

Ai theksoi se Partia Demokratike e braktisi edhe Florjan Binaj, i cili u prezantua si kandidati “i pavarur” për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, Florjan Binajn e konsumoi mbështetja e Sali Berishës.

“Berisha është ai që fshihet pas tyre, deri në momenti që i shpalli. Këtë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, për të mos shtuar rekordet e humbjes në zgjedhjet.

Këta të PD e lanë vetëm dhe Florjan Binajn në Tiranë. Nuk është mbështetur dhe nuk do mbështetej. Këtë e thotë prognoza dhe faktet në terren.

Askush nuk ishte gati të jepte financa për kandidatin. E konsumoi mbështetja e Sali Berishës. E bëri të humbte shumë pikë. Berisha ka zë rrugën dhe ka penguar të gjithë opozitën për të qenë një alternativë  fituese.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!