Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ne studion e emisionit “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji se po bëhet gati lirimi i grupit të Bajrave, pasi sipas tij ata po i bëjnë presion kryeministrit Edi Rama me një video ku shfaqen së bashku. Berisha, po gjatë të njëjtës intervistë, deklaroi se pak ditë më parë është dhunuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga ato që ai i cilësoi si bandat e Edi Ramës. Vendi është në kushtet e grushtit të shtetit, pasi asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që Rama të marrë pushtetin e plotë të drejtësisë, tha mes të tjerave Berisha.
“Megjithë këtë problem, opozita duhet të dalë dhe t’u japë ultimatum secilës bandë dhe banditë, t’u thotë lëvize kokën se ta kam mat me pe, por kjo nuk është zgjidhja. Opozita nuk krijon miqësi as paraushtarake, as të armatosura. Opozita meret me atë që lidh të gjitha fijet e bandave, dhe unë u them shqiptarëve se njeriu që lidh çdo fije të bandave e ka emrin Edi Rama, 3-4 bandat që janë arrestuar nga opozita. Shkoi opozita në Shkodër kundër bajrave e vrasjeve dhe qeveria u detyrua t’i arrestojë ata. Po përgatitet lirimi i Bajrave, sepse kanë videon e Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë. Në mbledhje me ta në aheng, është 100% e vërtetë kjo që u them unë.
Kush e çoi ministrin e Jashtëm te Safet Bajri për votën e Dukës. Ministri i Jashtëm shkoi dhe i kërkoi Safet Bajrit të burgosë 3 ditë Presidentin e Velipojës që të votojë për Finon, dhe nëse s’voton për Finon mos votojë për Dukën.
E more vesh që e kanë rrah Sajmir Tahirin, se nuk e japin mediat këtë, e kanë zhdëp, që kur filloi të flasë për çatira e themele. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës se kush tjetër nuk e prek dot atë.
Vendi është në kushtet e grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute në çdo manual klasik të grushteve të shtetit asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese përbën grusht shteti brenda shtetit, kur një pushtet merr pushtetin e një pushteti tjeter dhe sot Rama ka marrë pushtetin e drejtësië dhe në këtë rast qytetarëve u lind e drejta që të reagojnë me çdo mjet dhe çdo çmim”. /abcnews.al

