“Berisha, pika që ka ndarë dy grupet e PD”/ Korreshi: Negociator kemi Gazment Bardhin. Me rikthimin e Bashës, bashkimi është i vështirë

schedule13:28 - 2 Shkurt, 2024

schedule 13:28 - 2 Shkurt, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi e pranon se Sali Berisha është elementi që ka ndarë dy grupimet e Partisë Demokratike, duke mos e bërë të mundur bashkimin e kësaj force politike.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Korreshi u shpreh se me rikthimin  Lulzim Bashës, bashkimi i Partisë Demokratike është i vështirë.

Sipas Korreshit, Partia Demokratike ka nevojë për figurë të re.

“Besoj se Gazment Bardhi kthehet të dielën. Mendoj se nga e hëna do të nisë starti për unifikimin. Unifikimi ka dhënë, ka bërë të mundur uljes e retorikës dhe kalimin ne fazën tjetër. Përderisa ky grup i Bardhit, kemi deleguar atë si negociator, presim të kthehet nga SHBA ditën e dielë. Nuk e kam vërejtur, por duke parë dëshirën e gjithëscilit, mendoj se peshorja anon nga poztiva. Do kemi së shpejti një bashkim të demokratëve, se si do të ndodhë do ta shohim. Dëshira është që nga baza, për të pasur një PD të madhe. Nuk ka më sens, gjithësecili nga ne mund të dojë lidër dikë, por duhet të bashkohemi. Të mos ecim në dy shina paralele.

Kjo ka qenë një nga pikat që ka ndarë dy grupet. Do të thoja, kur hyn në negociatë, kur palë që kërkon të japë 100%, nuk jemi askund. Palët duhet të çedojnë pak nga vetja. Mendoj se opozita ka nevojë të kalojë fazat e qëndrimeve që na ka ndarë. Një element tjetër që na ka ndarë, emergjenca në parlament ishte më urgjente se situata në parti. Absolutisht që jo, kjo nuk bën sens. Kjo nuk do të pengojë artikulimin e secilit të deputetëve, një drejtësi e artikuluar ndyshe, prokurorët po ato janë. Ky nuk përbën problem për bashkimin e PD.

Unë mendoj se PD ka nevojë dhe për një njeri që mbledh kanaçe, patjetër për të gjithë deputetët e saj. Nëse hapet një proces i ri, mendoj që nga ana tjetër duhet hapësirë për të gjithë kolegët deputetë. Nuk duhet të kemi mbyllje të partisë, por të konkurrojnë secili për lidershipin. Nëse ai lë byrekët pak mënjanë dhe shikon se partia është më e rëndësishme se byreku, dera është e hapur për çdokënd. Të gjithë kanë mendim se duhet të kemi bashkim, por janë më të largëta me kthimin e zotit Basha. Gjithsesi, t’ia lëmë kohës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!