Berisha “përfshihet” në ngjarje/ Kreu i PD jep versionin e tij: U përfshi policia

schedule18:33 - 31 Tetor, 2024

schedule 18:33 - 31 Tetor, 2024

Pas afro 24 orësh pas masakrës së Shkodrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli me reagimin e tij, lidhur me ngjarjen e rëndë të së mërkurës në kryeqendrën e veriut.

“Asnjëri nga ata që humbën jetën, nuk rezulton të ketë pasur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha që u gjet rastësisht në vendin e pritës.”

Për Berishën, ngjarja është në vazhdën e ngjarjeve të rënda që janë të fshehura apo injoruara nga policia në Shkodër.

“Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.”

Ai drejtoi gishtin e akuzës ndaj policisë.

“Nuk kam të sigurt burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.”

Për kreun e PD-së, autorët e dinë gjithë Shkodra se cilët janë por ai tregoi dhe shkakun, që mendon.

“Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër.”

Pas masakrës protestën e radhës, PD do e zhvendos në Shkodër, të shtunën në orën 12:00, siç tha Berisha për t’u solidarizuar me qytetarët atje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!