Berisha përballë të rinjve: Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit

schedule13:41 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:41 - 8 Dhjetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në kuadër të Kuvendi Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së,  në përkujtim të Ditës Kombëtare të Rinisë.

Berisha tha se Partia Demokratike është gati të luftoje çdo armik të Shqipërisë, çdo pushtues dhe çdo mafie të saj dhe se asgjë nuk e ndalon PD-në që të realizojë qëllimet për kauzat e veta.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë.Berisha përballë të rinjve: Mjerë ti o Edi Rama! Tani fillon faza e dytë e revolucionit.

Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë! Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë.
 Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.

/abcnews.al/