Berisha për taksën e Rrugës së Kombit: Turpi i Kombit

schedule11:03 - 25 Mars, 2018

schedule 11:03 - 25 Mars, 2018

Turpi i Kombit, e ka konsideruar ish kryeminsitri Sali Berisha vendosjen e taksës 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit. Ai akuzoi kryeministrin Rama se takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri tjetri.

Përmes një postimi në facebook, të shoqëruar edhe me një foto nga tuneli i Kalimashit, Berisha shkruan se nga të ardhurat e rrugës së kombit asnjë përqindje nuk përdoret për mirëmbajtjen e saj.

Njoftimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë taksën “Edvin”; 5 deri në 10 euro!

Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri tjetri! Turpi i Kombit!”- shkruan Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!