Berisha për negociatat: Qeveria shet dështimin për sukses

schedule21:05 - 26 Qershor, 2018

schedule 21:05 - 26 Qershor, 2018

Pas vendimit të ministrave të jashtëm të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, qershorin e ardhshëm, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë shqiptare se e shet dështimin për sukses. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se këta janë turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës.

“Me Ramën nuk ka integrim!

Një dështim i plotë dhe i merituar i Noriegës dhe Narkoshtetit të tij!

Të dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht të negociatave në qershor të vitit 2018, narkoqeveritarët me në krye Noriegen morën sot për të dytën herë kartonin e kuq mos hapjen e negociatave me BE!

Me gjithë këtë, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe fundërrina, për të mashtruar shqiptarët me gojën e Ditziut shprehin gëzim dhe servirin si sukses vendimin për shtyrjen dhe vendosjen e kushteve për hapjen e tyre në fundin e vitit 2019 siç thotë deklarata e Këshillit të Ministrave.

Kësaj i thonë të konsiderosh dështimin sukses! Këta nuk kanë fytyrë, moral as dinjitet! Janë turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës!”– shkruan Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!