Berisha për kufijtë Kosovë-Serbi: Pro marrëveshjes, pa copëtim territoresh

schedule12:09 - 7 Shkurt, 2019

schedule 12:09 - 7 Shkurt, 2019

Ish–kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është pro një marrëveshjeje midis Kosovës e Serbisë me kushtin e vetëm që mos ketë copëtim territoresh. Lideri historik i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn në këtë çështje në favor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Shqipëria rrezikon të shndrrohet në sherrin e Ballkanit dhe shkaku ka një emër tha ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e parlamentit.

Sali Berisha: “Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Po bëhet sherri i Ballkanit sepse është i lidhur me vjedhjet dhe krimet”. 

Të njëjtin qëndrim ka për marrëveshjen Kosovë- Serbi. Pa copëtim territoresh.

Sali Berisha: “Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës  sjell bllokim automatik të integrimit”. 

Duke sjellë si shembull një bisedë të tijën me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, ish-kryeministri Berisha sqaroi se gjithmonë ka kërkuar që problemet që ndajnë Kosova e Serbia të zgjidhen me mirëkuptim e në kohën e duhur.

Sali Berisha: “Gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri më drejtohet duke më thënë se cili është mendimi juaj për Kosovën dhe unë thashë se ne duam që të jetë e  Pavarur. Më tha kur mendon ti se duhet të shpallet pavarësia? I them se meqë ju e keni ndarë mendjen dhe ne do ju jemi mirënjohës, i thashë merrni kohën tuaj sepse nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE”.

Ndërsa Edi Rama po bën të kundërtën sipas Sali Berishës. Këtë e tregon dhe zhvlerësimi që i ka bërë kancelarja gjermane tha ai duke refuzuar ta takojë.

Sali Berisha: “Kur ishte atje iu serviles me siperlativa, por Merkel refuzoi pritjen. Nuk e priti dhe refuzoi pritjen. Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet si dy shtete të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe. Ata janë armiqtë të shqiptarëve dhe paqes në rajon”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!