Berisha për Izet Haxhinë: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

schedule21:54 - 8 Maj, 2018

schedule 21:54 - 8 Maj, 2018

Ish-kryeministri Berisha e cilësoi Izet Haxhinë një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. I ftuar sonte në studion e gazetarit Artur Zheji, Berisha e komentoi ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia si nismë të Edi Ramës.

Sali Berisha: “Një kriminel më shumë në krahun e Edi Ramës”.

Artur Zheji: “Një nga akuzuesit tuaj për çështjen “Hajdari”. Një që ju akuzon vazhdimisht, deklaron kundër jush”.

Sali Berisha: “Ai është një kriminel, i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg. Sipas mediave, i dënuar në Greqi përjetë dhe vjen në krah të Edi Ramës.”

Artur Zheji: “Na e zbërthe pak këtë sepse është e rëndësishme doktor. E para pse duhet të vinte sipas jush”?

Sali Berisha: “E mori Edi Rama”.

Artur Zheji: “Ia ka kërkuar qeverisë turke? Si e ka marrë Edi Rama atë”?

Sali Berisha: “Padiskutim”.

Artur Zheji: “Pra është një favor nga Erdogan për Ramën”?

Sali Berisha: “A i lexove lajmet. Lajmet thonë që ministria i ka premtuar, që ministria s’mund të premtojë kurrë hapjen e çështjes. Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Le t’i hapë të mbeten brenda. Vjen një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Shullazi e të tjerë me radhë. Një tjetër më shumë. Kjo çfarë përbën?”

Artur Zheji: “Për çfarë i duhet Ramës, Izet Haxhija në këtë moment”?

Sali Berisha: “Sepse Rama është një kryefrikacak që ka frikë nga hija e vet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!