Berisha pas shkarkimit të Nanos: 2.2 ton drogë në Itali shkuan nga velat e klubit të Çuçit, drejtori i policisë nuk i mbuloi

schedule12:53 - 1 Shtator, 2022

schedule 12:53 - 1 Shtator, 2022

Sali Berisha ka reaguar një ditë pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai e cilëson shkarkimin e tij pa motiv evident.

Berisha: Vetëm zhvillimet e djeshme janë një dëshmi se në strofullën e tyre nuk ka paqe. Shkarkohet pa asnjë motiv evident Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korrent dhe korrenti ishte afera e call centerave ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjemrani. Autoritetet gjermane iu drejtuan policisë shqiptare. Iku Nano sepse 2.2 ton drogë në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion unë tha. Tani na dolën velat transportuesit kryesor të drogës. Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pati naivitetin dhe sinqeritetin që këto të mos i mbulojë.

Por kush iku tjetër me të? Iku edhe drejtorja e agjencisë të luftës kundër larjes së parave. Ishte një emër formal në atë detyrë. Iku. Do vijë një militant i thekur i PS në mënyrë që agjencia të shndërrohet në agjencinë e mbrojtjes së larjes së parave të krimit. Kjo ndodh në një kohë kur Shqipëria është cilësuar si qendra operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Evropës dhe botës. Në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigante të ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin të cilat kanë marrë erë në gjithë botën. Dhe tani militant Koçi merr detyrën që të garantojë funksion sa më të madh të lavatriçes gjigante të partisë shtet.

Teksa ministri Çuçi tha dje se Nano u shkarkua për mos përmbushjen e objektivave, ky i fundit në një letër përshëndetëse përmendi një shprehje të ish kryeministrit të Izraelit, Shimon Peres që e cilëson si një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore.

“Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, shkruan Nano.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!