Berisha para PD: Basha po mbyll karrierën politike, ka kyçur dyert me kriminelë

schedule13:30 - 7 Janar, 2022

schedule 13:30 - 7 Janar, 2022

Para selisë blu ish kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar zhvillimet e fundit në PD të denja për romane, duke e cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha një person që kalon nga skandali në skandal.

Berisha tha se Basha po e mbyll karrierën e tij politike në vend që t’i nënshtrohet sipas tij vullnetit të delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit mbledhur prej tij.

Berisha akuzoi kreun e PD-se Lulzim Basha se e ka kthyer selinë e PD-së “në bunker burg”. Sipas tij, qëndrimi i tij dhe mbështetësve nuk ka të bëjë me një zyrë apo një karrige, por me pluralizmin politik në vend.

Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, apo të realizmit të Garsia Markez nëse duam t’i japim sens humori. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme, një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë edhe një grimcë më e vogël e integritetit moral qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish lideri ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shndërrimin në bunker të selisë së PD, bllokimin e saj të hyrjeve në këtë seli për deputetë të PD për mbushjen e kësaj selie me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish trafiqe kriminale akte seriale deri te fanatizma dhe ektremizma të dënueshme.

Unë në këtë rast dua t’u sqaroj çdo qytetari demokrati se qëndrimi ynë s’ka të bëjë me një tryezë dhomë karrige dhe gjëra të tilla por me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilën ndërtohen organizatat e lira shoqëritë e lira ndërtohen vende të lira ka të bëjë me atë parim sipas të cilit shumica vendos pakica respektohet”, tha ai. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!