Berisha: Padia e Alibeajt s’ka asnjë bazë, ai sillet si kryetar por nuk është i tillë

schedule17:51 - 12 Prill, 2022

schedule 17:51 - 12 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave Berisha theksoi edhe njëherë se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.

Berisha theksoi se Alibeaj sillet si kryetar i grupit i PD, ndërkohë që nuk e ka një post të tillë.

Për të qenë i hapur me ju si një njeri që isha shprehur për Enkelejd Alibeajn ndonëse me probleme të vërteta qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshme, me veprimin e tij ai pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar. Është veprim shumë i gabuar, i shërben qeverisë. Ai nuk ka asnjë funksion të tillë. Ika, ika se kam takime”, tha Berisha.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!