Berisha nuk shkon në gjyq/ Meçe: Po prodhon artificën e anti-kushtetueshmërisë, nuk e zhbën dot procesin

schedule13:34 - 24 Tetor, 2023

schedule 13:34 - 24 Tetor, 2023

Analisti Arben Meçe thotë se ish kryeministri Sali Berisha po prodon artifica anti-kushtetueshmërie duke refuzuar thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur për marrje në pyetje.

Në një intervistë për ABC News, Meçe u shpreh se Berisha nuk e zhbën dot procesin që ka nisur.

“Janë dy masa sigurie, për paraqitje të detyruar për t’u pyetur dhe masa e bllokimit të pasaportës. Masa e parë, detyrimi i paraqitjes, pse është kërkuar nga prokuroria kjo masë? A është cënimi i lirisë, referuar paragrafit 2, të nenit 76 të kushtetutës? Natyrisht, prokuroria është detyruar t’i drejtohet gjykatës, që me vendim gjykate të merret në pyetje Berisha, sepse i është drejtuar Berishës disa herë dhe Berisha ka refuzuar. Deyrimi për t’u paraqitur në prokurori për t’u pyetur, është detyrim që nuk cënon absolutisht kushtetutën.

Pyetja në prokurori është një e drejtë ligjore, e SPAK, ose prokurorisë dhe të dyja i nënshtrohen kodit të procedurës penale, si procedurë. Zoti Berisha, pse nuk ka shkuar në prokurori dhe t’i përgjigjet kërkesës së prokurorisë për pyetje? Automatikisht, prokuroria i dejtohet gjykatës, dhe me vendim gjykate kërkon thirrjen e detyruar. Berisha po prodhon artificën e anti-kushtetueshmërisë. Paraqitja në prokurori dhe detyrimi për t’u paraqitur në prokurori, nuk është cënim i lirisë.

Sot, Berisha nuk do të shkojë në gjykatë. Është në të drejtën e tij ligjore të mos shkojë në gjykatë sot. Nga dita që njoftohet Berisha për gjyqin, ka të drejtën ligjore 5 ditë që ai ta kundërshtojë vendimin e gjykatës, prokurorisë, për ta refuzuar për t’u paraqitur. Pavarësisht këtyre artificave, Berisha nuk e zhbën dot procesin, është i ndërgjegjshëm që nuk e zbeh dot, pavarësisht çdo lloj procedure. Berisha gradualisht dhe në proces, në ditën që fillojnë ekzekutimet ndaj tij, do të shfrytëzojë atë tezë që ka ndërtuar, që kemi të bëjmë me një akt politik. Do e përdorë diçka të tillë, është normale në politikë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!