Aktivisti politik, Ibsen Elezi në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për situatën politike në vend. Ai u shpreh se mjedisi i përgjithshëm është ndodhur dhe se korrupsioni është në përmasa të larta.
Ndërsa komentoi listat e PD, Elezi tha se lufta kundër deformimit të votës nuk bëhet me njerëz të pamoralshëm.
“Non grata ka qenë e ndarë në çështjen e minimit të demokracisë dhe korrupsionit. Kur t’i nuk respekton, garën, t’i nuk bën më diferencë. Ndërsa sa i përket drejtësisë të gjithë njerëzit kanë të drejtë të ndërtojnë akuza, por duhet t’i faktojnë këto akuza. Edhe mjedisi i përgjithshëm është i ndotur në çështje korruptive, sot edhe njerëzve nuk u bën më përshtypje. Zoti Berisha si aksion të vetin politik, ka ndërtuar disa kauza që bien. Thotë lufta për votën e lirë, por 3 hajdutë votash janë të deklaruar. Lufta kundër deformimit të votës, bëhet me njerëz të moralshëm. Ai ka kauza që i ka vetëshkelur. Berisha ka edhe një barrë të madhe antinacionalizmi mbi veten e tij”, tha ai.
Gjithashtu Elezi theksoi se vendi ndodhet në një situatë jo të mirë politike dhe ekonomike.
“Në marrim votat e demokratëve, dhe nuk bëjmë siç bën Berisha që futet në zgjedhje dhe bën thirrje të votojnë kundër Ramës dhe më pas del që këto 500 mijë janë të miat. Duhet të thuash janë kundra Ramës. Këta janë të dy në revansh, njëri duke shkatërruar dhe tjetri të marrjes me çdo forme pushtet”, u shpreh më tej Elezi.
/abcnews.al/