“Berisha nuk e ka hequr kurrë mendjen nga dëshira për të drejtuar”, Klosi: Shpreson të jetë kryetar i opozitës pas zgjedhjeve, po thotë broçkulla

schedule13:45 - 21 Janar, 2025

schedule 13:45 - 21 Janar, 2025

Për ish-shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, Sali Berisha nuk e ka hequr asnjëherë nga mendja dëshirën për të drejtuar.

I ftuar në “News Line”, ai tha se Berisha pavarësisht se është një politikan i rëndësishëm, sërish thotë broçkulla.

Sipas Klosit, Berisha shpreson që pas zgjedhjeve të ardhshme të konfirmohet sërish si kryetari i opozitës. Madje, ai theksoi se Berisha po i mban shpresat te vota e emigrantëve, të cilët janë aq të emancipuar sa të vendosin të duhurin.

“Berisha nuk e ka hequr mendjen nga dëshira për të drejtuar. Ndoshta e ka gjenetike. Berisha është politikani më i rëndësishmi i këtij vendi, qoftë për mirë apo për keq. Si në ditët e sotme, është prap I rëndësishëm, por sërish thotë broçkulla.

Ai shpreson që të konfirmohet dhe pas zgjedhjeve të ardhshme si i pari i opozitës. Unë nuk jam orakull, por e ndjek me shumë kujdes dhe kam një eksperiencë në punën e shtetit. Berisha nuk ka fituar ndonjëherë, edhe në ’92 kur fitoi, 6 muaj më parë kishte qenë komunist. Kështu që nuk i fitoi, humbi zgjedhjet lokale më vonë, humbi referendumin, humbi në 2002. Edhe fitoi në 2005, megjithëse rezultati nuk qe shumë I ndryshëm. Pra, asnjëherë nuk ka fituar tamam zgjedhjet.

Tani po mban shpresat te emigrantët, të cilët kanë ikur për kushtet më të mira. Shpresoj që ata njerëz andej që do të votojnë janë më të emancipuar se ne. Më duket sikur po bëj propagandë, por në votime shkohet se kë do më shumë, prandaj për mua më të mirët në treg janë socialistët”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!