Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”, Ergys Mërtiri: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat

schedule18:35 - 25 Shtator, 2025

schedule 18:35 - 25 Shtator, 2025

TIRANË- Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga Këshilli Bashkiak.

Tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të reja për kreun e bashkisë. Socialistët kanë ndezur motorët e fushatës, në krye të së cilës do të jetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, por vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt.

Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken drejtpërdrejt nga SPAK.

Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje në Tiranë pasi e di shumë mirë se do t’i humbasë ato.Gjatë diskutimit në studio, Mërtiri pohoi se demokratët janë  lodhur me Sali Berishën, sepse e ka kthyer PD në një parti të pabesueshme.

“Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo, i cili është duke u hetuar nga SPAK. Berisha është bërë avokat it ë gjithë të korruptuarve. Berisha do donte që këto zgjedhje jo vetëm të shtyhen, por të mos bëhen fare.  Ed i që i ka të humbura, prandaj nuk nxjerr kandidat.  Berisha e ka bërë PD parti të pabesueshme dhe zgjedhjet në Tiranë do t’i humbasë. prandaj kandidatët nuk duan të kandidojnë. Demokratët e kanë humbur besimi te Partia Demokratike.  Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një marrëzi”, tha Mërtiri.

Analisti u shpreh se nëse opozita e ka seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës, emrin sfidues përballë  Ogerta Manastirliut duhet ta zgjedhë përtej “hijes” së Sali Berishës.

“Duhet kërkuar jashtë PD. Nëse e ka seriozisht betejën me Ramën, do duhet të gjejë një kandidat që është jashtë sferës së ndikimit nga Berisha. Por, Berisha nuk do ta bëjë këtë, sepse ai nuk po bën politikë për të mundur Ramën, por interesi i tij është thjesht të qëndrojë aty”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!