Analisti Roland Lami thotë se Sali Berisha nuk bashkëjeon dot me kritikët dhe kundërshtarët e tij në parti.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se PD është drejtuar gjithmonë nga Sali Berisha.
“Zoti Berisha, në të gjithë drejtimin e PD, ka treguar që, përveç 2005 për arsye pragmatiste, nuk bashkëjeton dot me kritikët, me kundërshtarët, me rivalët. Kjo fillon që nga Aleanca Demokratike, pastaj Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, pastaj Partia Demokratike Reformatore, dhe sot ku jemi me 3-4 fraksione. Shpjegimin e përjashtimit të disa deputetëve, duke mos i futur në lista të sigurta, por duke i lënë në lista të hapura, duke ditur realitetin e PD që ka sot, që nuk shohin shpresë, optimizëm për të fituar mandat, plus asaj që është në listat e mbyllura, është mesazh indirekt përjashtimi, duke mos i pasur në parlament. Ne sot jemi, mbi mënyrën sesi drejtohet PD, sepse jemi në 35 vite në të njëjtin njeri që e drejton këtë parti. Dha me leje PD dhe e kontrollonte prapë me leje atë, pavarësisht se ishte zoti Basha në drejtimin e saj, tregon që PD nuk ka ndryshuar lidership politik. E majta, PS, mund ta kritikosh, ta shash, por së paku, lidershipi është ndërruar, por të paktën dy herë. Në PD, në 34 vite që jemi pluralizëm, nuk ka ndryshuar lidershipi. Shpejt do vijë rezultati i zgjedhjeve dhe në PD, pas 35 viteve, prapë do shtrohet pyetja, kush e drejton këtë forcë politike dhe si do të ecë kjo forcë politike?”, theksoi ai./abcnews.al