Berisha, një koalicion…portokalli/ Hodaj: Një çorbë e përgatitur siç do kreu i PD-së. Formulë e dështuar

schedule13:38 - 4 Mars, 2025

schedule 13:38 - 4 Mars, 2025

Sali Berisha dhe Partia Demokratike do të shkojnë në zgjedhjet e 11 majit me një koalicion me emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha ka bërë bashkë, grekë e çamë, pensionistë, ballistë e legalistë.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se gjithçka e paraqitur nga Berisha është thjesht e një çorbë e gatuar në të njëjtën mënyrë.

Sipas tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim, sepse kanë ndjekur një formulë që i ka sjellë vetëm dështime.

“Është një çorbë e gatuar duke futur çdo elementë të mundshëm. Janë shumë raunde zgjedhjesh që kanë dështuar me këtë formulë dhe kështu do të dështojnë edhe këtë herë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!