Pas Tepelenës ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Përmet ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës.
Edhe në këtë takim Berisha tha se misioni kryesor i PD-së sot është bashkimi i të gjithë demokratëve.
Sipas tij vetëm bashkimi i PD mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe të ndryshojë realitetin e vështirë shqiptar.
“Ju lexuat mesazhin e 6 marsit, që ishte bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi për një PD opozitë e vërtetë shqiptare. E gjithë përpjekja jonë sot është në PD e bashkuar e fortë dhe e hapur. Ndaj ftoj këtu të gjithë demokratët e Përmetit nga dhjetori 90-të deri sot të bashkojmë kontributet, idealet tona dhe të ngrihemi si opozita më e fuqishme e kohës. Të ngrihemi si PD në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve varfërimin e tyre nga Shqipëria. Nuk ka mision më të madh se sa ky mision i cili përmbushet para së gjithash duke u bashkua, duke bashkuar çdo kontribut. Ky mision përmbushet duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, përmbushte PD-në drejt prurjeve të reja, dhe në këtë mënyrë ne do të mbjellim shpresën, e cila është jetike për shqiptarët sot, do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë. Demokratë dhe demokrate i arrijmë qëllimet tona nëse njohim përgjegjësitë tona”, tha Berisha.
/Abcnews.al/