Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha nën hetim për korrupsion, Murati: Akuzat janë ligjore, pasojat po i vuan edhe opozita

schedule17:19 - 31 Tetor, 2023

schedule 17:19 - 31 Tetor, 2023

Gazetari Erl Murati thotë se pasojat e vënies nën hetim të ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, politikisht po i vuan edhe opozita.

Në një intervistë për ABC News, Murati u shpreh se Berisha duhet të reflektojë, por edhe deputetë të opozitës.

Lidhur me deklaratën e Ilir Metës, i cili mbroi Berishën, Murati deklaroi se ata e kanë lidhur fatin e tyre politik.

“Nuk është një sekret tashmë që kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Meta po ashtu si zoti Berisha, ka mbajtur një qëndrim konstant kundër reformës në drejtësi dhe kundër institucioneve të reja të drejtësisë, siç është SPAK. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë surprizë përsa i përket qëndrimit të Ilir Metës pro Berishës. Ata janë dy politikanë me eksperiencë të cilët e kanë lidhur fatin e tyre politik. Në zgjedhjet e 14 majit, ne e pamë që janë praktikisht në një koalicion elektoral, por patjetër janë edhe në një koalicion pas elektoral. Të dy janë në opozitë.

Sa i përket deklaratës së tij, që ky është një sulm politik ndaj zotit Berisha, nuk surprizohem, sepse çdo politikan i cili është goditur nga drejtësia e re, por edhe nga e vjetra, ka deklaruar që sulmet që bën drejtësia janë sulme politike. Fakti mbetet që ka një akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, e cila nga pikëpamja politike i bashkangjitet edhe qëndrimi publik të SHBA që e ka shpallur Berishën non grata për korrupsion.

Drejtuesi i opozitës sot, është i akuzuar për korrupsion jo vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga pikëpamja penale, nga Prokuroria e Posaçme, dhe pasojat politike i vuan ai, po i vuan edhe e gjithë opozita. Të kesh një ngarkesë kaq të madhe dhe të jesh drejtuesi politik i opozitës, patjetër që kërkon një reflektim nga vetë Berisha. Nga pikëpamja politike, qoftë i fajshëm ose jo Berisha, fakti që ka një akuzë zyrtare ndaj tij, nga ana e SPAK, kërkon një reflektim nga Berisha vetë, por edhe nga e gjithë opozita, për të ndryshuar diçka, nëse synon që në vitin 2025 të mundë PS, kërkohet një reflektim. Poltikisht duhet të ketë një reflektim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!