Analistja, Brisida Gjikondi e ftuar në “Edicionin Qendror të Lajmeve” në ABC News, ndër të tjera komentoi edhe situatën e Berishës, pasi ky i fundit duket se po përgatit për mos marrjen e vulës dhe është duke i prezantuar kandidatët e tij me flamurin e Partisë së Lirisë.
Gjikondi u shpreh se kjo është një kartë për t’i thënë elektoratit që Rama po na dëmton edhe politikisht.
“Është vetëm për të treguar që vendimi ka qenë politik dhe për të pasur një kartë për t’i thënë elektoratit që ne Rama po na dëmton politikisht.
Karta e fundit që i ka ngelur Berishës dhe Metës është nacionalizmi. Spoti për 3 marsin i publikuar sot është mediokër.
Berishës i duhen të gjithë strukturat e Metës për të mbështetur kandidatët e tij,” tha Gjikondi.
E pyetur nëse “strukja” e Berishës nën “çatinë” e Ilir Metës është fyese për ish-kryeministrin, ajo u shpreh se ata janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, e ndaj nuk është fyese.
“Ata janë aq të ngjashëm sa nuk i ndan dot ku mbaron njëri dhe fillon tjetri. Nuk e besoj se është fyese
E gjithë klasa e politikës është për përlyer me sponsorizime të fshehta me mos ndëshkime. Shohim ministra të Ramës që këta i marrin në mbrojtje tani që janë të shkarkuar. Gjithë ky infeksion në politikën shqiptare, mbijeton vetëm për një arsye për mosfunksionim i drejtësinë mbi këto figura me kartel të korrupsionit të lartë në Shqipëri”, tha Gjikondi.r.t/abcnews.al