Ndryshe hyri por ndryshe doli. Sali Berisha është shfaqur nervoz dhe i hutuar pas paraqitjes së parë në SPAK, për dosjen e nxehtë të 21 Janarit 2011, ku plumbat vranë 4 qytetarë.
Ish- kryeministri i asaj dite, ju shmang pergjigjeve direkte se per cfare e kishte thirrur prokurori i posacëm Alfred Shehu.
“Kanë bërë pyetje në një procedurë shumë normale, shumë normale”
Pas dy orësh marrje në pyetje nga Spak, Berisha mbrojti atë cfarë ndodhi më 21 Janar 2011.
“Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetim thash edhe një herë, por që kur përdorin dhunën ka edhe plagosje ka edhe vrasje kjo është e pamohueshme s’mund të thuash jo. Dhe ata që organizojnë këto, ata që shkelin ligjet mbahen përgjegjës”
Sali Berisha mbrojti edhe Ndrea Prendin, por ia la atij të gjithë përgjegjësine e urdherit për të qëlluar me plumba protestuesit, ndërsa për audio regjistrimin tha se nuk beson të jetë autentik.
“Prendi ka qenë në krye të detyrës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij”
Por shqetesimi i dukshem i sali berishes pas takimit me prokurorin e spak u shfaq serish kur ai sulmoi spak por dhe ish kryeprokuroren ina rama.
“Çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës”,
Tashmë SPAK, ka në dorë provat e krimit shtetëror të 21 Janarit me 4 viktima të pafajshëm, por edhe dëshmitë e të gjithë zinxhirit komandues që dhanë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit në vitin 2011.
Prokuori Alfred Shehu, do të analizojë këto prova bashkë me dëshmitë e dhëna dhe në rast që do hasen elementë të veprës penale, pritet që të merren persona të pandehur dhe t’u komunikohet akuza. Në këtë rast Sali Berisha, do të duhet që të mos paraqite me në SPAK me bodigard por me një avokat mbrojtës.

