Në një lexim për deklaratën e deputetëve gjermane, ish kryeministri Berisha e interpreton atë si ftesë për dialog ku mund të negociohet gjithçka. Në emisionin Opinion në TV Klan, Berisha tha mbrëmë se nuk beson që Basha do të ulet në një tryezë dialogu me Ramën.
“Opozita e do marrëveshjen dhe nuk e ka këtë luftë për pushtet”.-deklaroi Berisha.
Por, sipas tij, marrëveshje mund të ketë vetëm me Ramën si kryetar të PS, jo si kryeministër.
Ish-kryeministri Berisha theksoi sërish se nëse nuk arrihet një marrëveshje, në 30 qershor mund të ketë përplasje.
Berisha tha se opozita do përmbushë misionin e saj me të gjitha mjetet e mosbindjes civile në një betejë për jetë a vdekje.
Sali Berisha ka komentuar fyerjet me shkrime në mur në hyrjen e pallatit të ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt. Ai tha se ambasadori ka qenë i njëanshëm, por sipas tij, protesta nuk duhej të ishte bërë tek shtëpia e ambasadorit./ABC News Albania 24/7