Berisha në krye të PD? Tabaku: E drejta e tij për të vazhduar betejat, s’ka lidhje me zgjedhjet në PD

schedule12:46 - 11 Qershor, 2021

schedule 12:46 - 11 Qershor, 2021

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar deklaratën surprizë të ish-kryeministrit Sali Berisha , i cili nuk përjahstoi mundësinë e rikthimit në krye të PD.

E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Tabaku tha se Berisha  ka kontribute të jashtëzakonshme në politikë dhe se është e drejtë e tij të vazhdojë çdo lloj beteje. Megjithatë, ajo thekson se deklarata e Berishës nuk ka lidhje me 13 qershorin, ku do të zhvillohen zgjedhjet në PD.

“Është në të drejtën e tij për të luftuar. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm në politikë. Në rezultate të qënësishme. Është në të drejtën e tij të vazhdojë çdo lloj beteje. E vlerësoj si figurë. Kjo  nuk ka lidhje me betejën e ditës së diel, që PD ka zgjedhjet. Është një garë që tregon vlera dhe standarde. Ka edhe një mendim ndryshe”, deklaroi ajo.

Deputetja e zgjedhur komentoi gjithashtu edhe garën e brendshme në parti. Tabaku tha se rivalët e Bashës bëjnë sulme personale dhe kanë gjuhë fyese.

“Ajo që nuk pranoj te rivalët e Bashës janë sulmet personale dhe gjuha fyese. PD u fut në zgjedhje pa asnjë lloj pushteti dhe u rrit me 15 deputetë. Basha ka refuzuar tu ktheje përgjigje. Nuk mendojnë se çfarë do të ndodhe pas 13 qershorit. E trajtojnë 25 prillin si diçka normale. Ka qenë një fitore e vjedhur. Në fund të ditës nuk ka pasur asnjë ndarje mes pushtetit dhe partisë. Besoj se duhet ti shikojmë të gjithë këta faktorë. Rezultati nuk është certifikuar sepse është në proces.

 Kjo është PD që edhe ky që erdhi dje mund të kandidojë. Përpara zgjedhjeve të 25 prillit u desh një përpjekje titanike për ta bërë bashkë opozitën. U desh një përpjekje për të krijuar marrëveshje. E kam bërë thirrjen gjithmonë që edhe të larguarit duhet të ishin. Morën atë rezultat që dolën. PD tregoi që është më e madhe. 12 marrëveshje u nënshkruan. Besoj që Basha ka nisur një rrugë që nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të përballesh me një propagandë të tillë. Nuk është e lehtë që ti bësh ballë një regjimi që pjesën më të madhe të mediave e ka kapur. Do të vazhdojmë para duke mos e ulur kokën. Këtu nuk është interesi personal i askujt,” u shpreh Tabaku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!