Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha në Himarë/ Prezanton kandidatët e PD për 11 majin

schedule11:47 - 24 Prill, 2025

schedule 11:47 - 24 Prill, 2025

Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut,  grekun eurodeputet e quajti clirues, ndersa kryeministrin e shqiperise, pushtues.

“Dhe ta marrë vesh Edi Rama, se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar, se Himara, dhe Himara ia dha atë që meritonte. Atë Përgjigje, ia dha me Fredi Belerin.”

Beleri, një mollë sherri dikur mes berishes dhe Greqisë, sot është argument shtese i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Por kali I trojes per berishen eshte nje grek tjeter. Ne 2009 vangel tavo ishte nje depujtet socialis, I cili tradhetoi ramen dhe ju bashkua kater deputeteve  te lsi, qe e mbajten ate kater vite ne pushtet, deri ne vitin 2013. Por per doktorin tradheti quhet vetem kur iken prej tij.

“ Vangjel Travo, bravo e meriton neverinë tuaj, misionar i Ramës erdhi këtu për të grabitur pronat”

Ne fakt I vetmi krim I tavos, eshte qe I rrembeu himaren opozites, ne zgjedhjet e gushtit te kaluar. Dhe pikerisht ketu nga bregu, kreu socialist shpiku nocionin e memorandumit te kucit, ku u ul me laps e leter e parashikoi sakte rezultatin e zgjedhjeve ne 2021. Nje gje qe e ka paralajmeruar se do ta beje serish. Kjo nuk I shkon poshte lehte doktorit dhe mbeshtetesve te tij.

“U mbrat ajo buçja atje, e vjen na pjell këtu. Rama u mbrat atje, e vjen na bën llogaritë e mandateve në Kuç”.

Edhe kur doktori kërkon të shmangë Ramën, tij I del para e shkuara e tij. Një banor i kujtoi gabimet e kryedemokratit në Himarë, dhe i kërkoi të mbajë vetëm një premtim, atë të kryeministrit

“Doktori gaboi me ne në Kakome, ndoshta kishte nëpërkëmbë akoma Nanon dhe këshilltarë të gabuar. Doktor, Himara nuk do shumë gjëra, himariotët duan në radhë të parë tituj pronësie. Sepse dhe ato që ke dhënë ti, po jua merr ky”

Ne udhetimin ne breg, per doktorin nuk munguan dollite dhe urimet.

“Doktor, jetë të gjatë. E treta, e vërteta kjo.”

Por hera e trete ka bere te veten. Sali berisha nuk eshte me ai I pari. Eshte I treti. Dhe tashme stafi kujdeset që ai mos te bjere serish ne gracken e entuziasmit te tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!