Shqipëria luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e eliminatoreve të Botërorit ndaj Polonisë në transfertë. Para kësaj sfide për mediet foli kapiteni Berisha, i cili u shpreh: Përballë Leëandoëskit? Polonia është ekip shumë i mirë, edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë për shkak dëmtimesh.
E rëndësishme është të bëjmë mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi kush luan. Kanë yje të nivelit të lartë si Leëa, por jemi mësuar çdo javë të kemi përballë lojtarë të rëndësishëm, nesër duhet të luajmë si skuadër për të bërë mirë ndaj tyre.
Po e përgatisim shumë mirë ndeshjen, po bëjmë gjërat e fundit taktike, që nesër të jemi gati të bëjmë një ndeshje, që do të thotë shumë nëse marrim rezultat pozitiv. Të jemi kompakt dhe të zbatojmë direktivat e trajnerit, kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat.
Polonia nuk ka humbur në shtëpi për një kohë të gjatë, por çdo ditë lindin mundësi dhe fat i ri. Të kemi vetëbesim dhe më pas unë mendoj se mund ta surprizojmë Poloninë. Mendoj se do kemi raste dhe po fituam nesër do marrim forcë shumë të madhe për të vazhduar këtë garë. Të bëjmë mirë nesër sepse edhe më herët kemi ditur të bëjmë surpriza”, tha Berisha. /abcnews.al