Lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në Burrel në takimin e tij përmbyllës elektoral. Berisha premtoi se në 100 ditët e para do të uli taksat për ndërtuesit, e ndërkohë në muajt e tjerë Shqipëria do të jetë madhështore. Berisha tha më tej se produktet ‘Made in Albania’ do të jenë krenaria jonë dhe se do të ketë subvencione për panelet diellore.
“Çfarë ndodh sot, a e dini ju që këta kanë 10 fishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit, ishte 2 për qind të kostos, e kanë kthyer në 10 për qind të çmimit të shitjes. 3 për qind taksa sociale do të hiqet, në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguaj 40.
Do paguaj shumë më pak. Ne do ndërtojmë ndërtesa sociale derisa të mbyllim kanalet e narkohelmeve që po largojnë shqiptarët. Ky është vetëm 100 ditë, muajt e tjerë do bëhet madhështore.
Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare, do subvencionojmë panelet diellore dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas.” / abcnews.al

