Policia, “vizitë” te Berisha/ Verifikon në banesë zbatimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”

schedule10:37 - 5 Janar, 2024

schedule 10:37 - 5 Janar, 2024

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore shkuan paraditen e se premtes në banesën e Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, për të kontrolluar zbatimin e mases se sigurise ndaj ish kryeministrit nen hetim per korrupsion.

I pranishëm për këtë kontroll ishte edhe vetë drejtori i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, Drejtori e ngarkuar për të mbikëqyrur zbatimin e masës së sigurisë ‘’arrest në shtëpi’’ për Sali Berishën.

Vetë Berisha është gjetur në banesë, ashtu siç i ka kërkuar edhe Gjykata, ndërsa grupi I oficerëve do të përpilojë të dhënat dhe më pas gjetjet do t’ja rapotojë dy prokurorëve të Posaçëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Ashtu siç u veprua të premten, oficerët e policisë pritet që vazhdimisht të shkojnë për kontroll në banesën e Berishës, ndërsa të gjitha lëvizjet e tij pritet të raportohen në SPAK.

Pavarësisht se gjykata e Posacme  e ka urdhëruar Sali Berishën, të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të, ai prej disa ditësh mban fjalime nga ballkoni I baneses, për simpatizantët e tij që mblidhen poshtë pallatit.

Një ditë më parë ministri I  Brendshëm Taulant Balla i quajti të papranueshme veprimet e Berishës pasi sipas tij, masa e sigurisë së arrestit në shtëpi ka të gjitha ndalimet si në burg.

Ish kryeministri Sali Berisha është person nën hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi dyshohet se me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!