Berisha në arrest shtëpiak/ Juristja: Policia të verifikojë nëse ka respektuar vendimin. Shkeljet e vazhdueshme përbëjnë shkak për ta çuar në burg

schedule13:59 - 4 Janar, 2024

schedule 13:59 - 4 Janar, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha shkeli në mënyrë flagrante vendimin e GJKKO-së për masën ‘arrest në shtëpi’, duke komunikuar nga ballkoni me mikrofon. Në një intervistë për “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se shkeljet e vazhdueshme të Berishës përbëjnë një shkak për ta dërguar atë në burg.

Ajo ishte shkelje flagrante e vendimit të GJKKO-së dhe procedurave që janë marrë deri më tani ndaj Berishës. Vendimi është i qartë, ku arsyeton se i ndalohet komunikimi me të tjerët përveç familjarëve. Ai nuk e përfilli këtë pikë por mori edhe një mikrofon. Nuk e përfilli fare këtë pjesë të vendimit sikurse nuk ka përfillur asnjë institucion të drejtësisë dhe procedurë ligjore, pavarësisht se derisa të vendoset se është i fajshëm, prezumohet i pafajshëm. Ai ka abuzuar me këtë bazë ligjore dhe dhunon dhe përdhunon reputacionin, dinjitetin e institucioneve të drejtësisë shqiptare. Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ‘arresti në shtëpi’ është i përcaktuar në vendimin e gjykatës se si do të procedohet. Ai e ka të shkruajtur se nuk i lejohet të komunikojë me asnjë njeri. Por policia ka për detyrë të verifikojë nëse Berisha e ka respektuar si duhet vendimin dhe të bëjë relacion për shkeljet që ia bën, që përbëjnë shkak për të ndryshuar masën e arrestit në arrest me burg.”, u shpreh Gjikondi.

Mund të rrijë në shtëpi deri në dy vjet. E kam thënë se Berisha është qenia më pa karakter dhe ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Këtej bën si hero që nuk pyet për drejtësinë dhe këtej fshehurazi çon avokatët, e njeh dhe përpiqet të ankimojë masën e arrestit për detyrim paraqitje. E dëgjova Ballën por policia e shtetit, si një nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e Berishës, ka detyrë që të bëjë një relacion për shkeljen që ka bërë ai. Nëse rast se vazhdojmë me toleranca ndaj personazheve si Berisha, të tjerët kanë të drejtë të bëjnë të njëjtën gjë. Ligji ka kritere por edhe se çfarë bëhet kur ky zotëri i shkel këto.“, shtoi më tej juristja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!