Avokati Arbër Hoxha thotë se ndryshimi i strukturës së Gjykatës së Posaçme është i pamundur, teksa kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar ndryshime në reformën në drejtësi.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se reforma në drejtësi, është investim i amerikanëve.
“Kushdo mazhorancë që të vijë në shtator 2025, nuk do t’i ketë numrat për të bërë edhe ndryshimet kushtetuese. Duhet një balancim i interesave politike dhe jo vetëm, për të ndërhyrë në SPAK dhe GJKKO. Mund të ndryshojë neni 75 a, që ka të bëjë me kompetencat e SPAK, duke hequr korrupsionin shtetëror dhe duke e kthyer në ish prokurorinë e krimeve të rënda. Kjo kërkon 84 vota, sesa të ndryshohet kushtetuta në raport me SPAK dhe GJKKO. Këto nuk janë investim shqiptar. SHBA nuk janë tërjequr vetëm nga Shqipëria, janë tërhequr nga e gjithë bota. Reforma në drejtësi, përveç SPAK dhe GJKKO, është totalisht e dështuar. Ka nevojë për ndërhyrje në prokuroritë dhe gjykatat në rrethe”, theksoi ai./abcnews.al