Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Sefa: Meta kërkon 4 mandate, Saliu po i kthen borxhin

schedule18:19 - 28 Shkurt, 2025

schedule 18:19 - 28 Shkurt, 2025

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë “tortën” e mandateve të sigurta me aleatët.

4 mandate i fali Partisë së Lirisë, një numër ky i njëjtë me peshën që ka patur gjithmonë Ilir Meta, sa herë ka qenë aleat i  PD, si në 2009 dhe 2021.

Juristi Indrit Sefa, në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, foli për procesin e primareve të PD. Gjatë intervistës, ai u shpreh se Berisha po i kthen borxhin Ilir Metës.

“Edhe aleatët që kanë qenë besnik të strategjisë së listës së mbyllur në PD do të marrin atë pjesën e tortës. Dhe zoti Berisha ka qenë bujar për t’i dhënë atë pjesë edhe aleatëve. Është kthimi i borxhit që Berisha i ka bërë Metës, një turp i madh që PD hyn në një listë me Partinë e Lirisë”, u shpreh juristi.

Ai foli edhe për figurën e Arjan Ndoj, i cili është në listat e primareve të PD. “Edhe në 2021 PD bëri një tip certifikimi të kandidaturave që ishin ato primaret e famshme. U ngrit një Komision. PD si një parti e madhe duhet të ketë instrumentet ligjorë për të kontrolluar kandidatët që u ofron zgjedhësve.  Në Komisionin në 2021 u paraqitën 3 mijë kërkesa për të qenë pjesë e gjithë fazës së primareve që u bënë në PD dhe shumë prej tyre nuk u kualifikuan nga ana e Komisionit. Iu bë një kontroll i detajuar i të gjithë veprimtarisë politike, por edhe për deklarimin e pasurisë, di që kanë plotësuar një formular shumë të detajuar”, tha ai, duke shtuar: “Primaret, Instrumentet në PD i bëjnë gjithmonë mirë, gara bëhet interesante është një stërvitje e mirë për strukturën por problemi është rezultati. Mund të ketë një rezultat që mund të vijë si pasojë e pakënaqësive që krijohen nga gara e brendshme. Mund të ketë njerëz që dalin shumë mirë, por fatkeqësisht nuk do jenë pjesë e listave të mbyllura, por të hapura. Pra rregullat e lojës që janë vendosur bien ndesh me atë që duhet të jetë një proces i pastër dhe demokratik”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!