35 vjeç, është mosha e pjekurisë së hershme. Biologjikisht, pas saj trupi por më shumë truri, jep sinjalet e para, se plakja nuk është larg.
Kështu e gjeti edhe kjo ditëlindje e 35 Partinë Demokratike, me dy festa, në Tiranë Berisha me të vjetrit, në Gjirokastër, Salianji me disa të rinj.
Berisha si më i vjetër, kishte dy arsye për të festuar, ngjizjen dhe rithemelimin, pra ditën kur i lindi partia, dhe ditën kur rimori partinë.
Doktori në festë nuk i erdhi Salianjin e ri, ndaj jo rastësisht ai ja dha fjalën e hapjes Salianjit të vjetër. Sinjali se ku përfundon nëse nuk kthehesh si plangprishes te vatra e Berishës.
“Ata që duan ndryshimin, që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë më të bindur se ky ndryshim bëhet. Duhen përpjekje, por në radhë të parë nga PD, duhen sakrifica”.
Sakrifica ekstreme është burgu. Dhe Salianjit me të drejtë mund t’i duket vetja Mandela i Shqipërisë. Por në PD historinë, e shkruan vetëm doktori.
“Ne përulemi me nderim të thellë para kontributit dhe veprës së pavdekshmetë themeluesve dhe drejtuesve të PD, Mandelës së Evropës, ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnorit”
Sfondi i selisë kishte vetëm fytyrën e Berishës, e për të treguar supremacinë, i kujtoi Salianjit të përjashtuarin e parë të partisë.
“Në ditën pas themelimit të PD, shumë të rinj, intelektualë na bashkoheshin çdo ditë. Mes tyre ishte dhe një djalë 26-27 vjeç, pedagog i Arteve. Ky ishte Edvin Kristaq Rama, ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në PD, dhe është kjo forca e madhe e partie. Demokratët kanë një instikt të pagabueshëm për të ndarë të mirën nga e keqja”.
Dhe sa herë në PD kujtohen përjashtime, ka dhe rënkime.
“Ik tashi më lër rehat, a e di kush jam un, ik or hap rrugën”.
Shampanja e dyte e festes u hap në jug. Salianji shkoi të festojë me demokratët e Gjirokastrës, në vendlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha. Aty PS fiton sa herë ka zgjedhje, por po ashtu fytyra e humbjes se pd eshte e njejta: tritan shehu. Demokratet e Gjirokastres kete e kane kuptuar. E ka kuptiar edhe salianji. Po per momentin ai mbetet vetem. Doktori me I ri I pd, vendosi ta braktise e te rrije me berishen (pamje)
Ndaj dhe salianj u tregua I kujdesshem. Festen e tiranes e prishi, por vetem me foto. Per momentin karton te verdhe. Kartonin e kuq, nje here tjeter.
“Shumë kush mund të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur”/abcnews.al

