Berisha me kasketë minatori/ Bulqizë, Doktori: Në këtë moshë nuk kam ambicie për pushtet

schedule18:22 - 5 Maj, 2025

schedule 18:22 - 5 Maj, 2025

Berisha u rikthye në Dibër, për fushatë elektorale. Jo dhe aq entuziast sa herën e kaluar.

“Përshëndetjet më të papërzemërta …më të përzemërta për mbështetjen e madhe që me keni dhënë mua dhe PD”

Për të fshehur thinjat, doktori në Bulqizë, veshi një kasketë minatori, por zbuloi gjëra te tjera.  Por sërish, mosha mbetet kompleksi i tij në këtë fushatë, sidomos kur ia përmend kundërshtari.

“Rama në Devoll tha, Berishën e ka bërë mosha të rrjedhur, unë i them se, jo ti nuk je i rrjedhur, po hajde këtu të dalim para këtyre, ballafaqohemi, mos dil me Lamborginin e Noizit.

Por Berisha e pranon. Misioni vazhdon, por mosha bën të vetën.

“Nuk kam unë ambicie në këtë moshë për pushtet. Unë i kam përmbush detyrat e mia, i kam bërë. Por unë e ndjej mision”

Entuziazmin e munguar të doktorit, e shfaqi Xhelal Mziu. Mesa duket fjala cyryk, ngjit me shume kur e permend ne diber

“Agron Malajn, Rama e ka shpërblyer për shërbimet për 21 janarin. Por ai ccyryku do përfundojë në burg”

Dhe këtu mziu e permbylli me thelbin e programit te pd.

“Ne do ti shembim këta qelbësira. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!