“Berisha më agresiv se Basha”, analisti për patronazhistët: Diku tjetër do jepnin dorëheqjen

schedule09:15 - 20 Prill, 2021

schedule 09:15 - 20 Prill, 2021

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka deklaruar se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë më agresiv se kreu aktual Lulzim Basha.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai u kthye pas në kohë në zgjedhjet e vitit plot trazira 1997 dhe ndau një episode.

“Berisha ka qenë person më agresiv dhe Basha do të dilte nga profili i tij normal po të ishte.

Më kujtohet që ditën e zgjedhjeve nga ora 10-11 bëhej një dokumentar  për ‘97 me skenat e dhunës dhe u desh ndërhyrje, kërkim telefonik me kryeredaktorin se shkelej e drejta.

Ka shumë gjasa që kjo të vazhdoj me 2021. Shumë personave i duket ‘97 shumë e largët midis rrethimit të Krujës dhe Skënderbeut. Nuk e lidhin dot me Bashën”.

Më tej, Hasimja u ndal edhe nxjerrja e të dhënave personale nga patronazhistët, duke e konsideruar skandaloze.

Sipas analistit, nëse kjo do të ndodhte në një vend tjetër, do të jepnin dorëheqjen nga sekretari te kreu i shtetit.

“Kjo që ka ndodhur është skandaloze me të dhënat që kanë dal këto ditë. Më vjen keq për këta njerëz që janë futur në këtë lloj bataku. Informacioni nga Partia Socialiste janë mbledhur gjithmonë, po kjo është diçka tjetër e tmerrshme se të vidhen të dhënave 900 mijë banorëve, të kishte ndodhur diku tjetër në Gjermani për shembull do kishte dhënë dorëheqjen nga sekretari te kreu i shteti”./abcnews.al