“Berisha, me agjendë antikombëtare”, avokati Romeo Kara: Ka një plan në kokën e tij; destabilizimin e vendit!

schedule23:48 - 31 Janar, 2025

schedule 23:48 - 31 Janar, 2025

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar SPAK se nuk ka lejuar deputetin Vangjel Dule dhe eurodeputetin Fredi Beleri të takojnë Ilir Metën në burgun 313.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Blushi thotë se SPAK i ka penguar dhunshëm Dulen dhe Belerin, pasi sipas tij, ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim, nga një deputet i Shqipërisë apo eurodeputet i Bashkimit Europian.

Avokatit Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vizita e tyre ishte në kundërshtim me ligjin dhe se pretendimet e Blushit janë argumente politike dhe pa bazë ligjore.

Ai theksoi se hetimet për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta janë në vijim, ndërsa shtoi se të gjithë presin që t’i komunikohet akuza. Ai theksoi se në burg  Metën po e mbajnë kusuret e tij, të cilat i ka kryer në jetën publike ashtu dhe atë politike.

“Vizita e Belerit dhe Dules në burg, në kundërshtim me ligjin. Procesi është nën hetim, akoma s’kemi komunikim akuze.  Jemi në pritje, Berisha ka qëndruar më gjatë në hetim. Në burg po e mbajnë mëkatet e tij, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë në jetën publike dhe politike. Kusur s’ka lënë pa bërë. Presim akuza të tjera, që kanë të bëjnë me çështje më të rënda se kaq. Ne jemi rrënuar si komb dhe si vend duke patur këta persona në drejtim të vendit”, tha ai.

Sa i takon seancës për Sali Berishën për dosjen “Partizani”, avokati Kara tha se ish-kryeministri që ditën e parë kur ka hyrë në kryeministri ka ndjekur një agjendë antikombëtare.

“Gjykata mund të vendosë kthimin e dosjes për plotësim, mund të vendosë pushimin ose kalimin për gjykim. Që në momentin kur ka vendosur këmbën në kryeministri, Sali Berisha pa pasur një agjendë antikombëtare”, tha ai.

Në lidhje me protestat e thirrura, avokati pohoi se Sali Berisha me këto lloj sjelljesh politike synon të “destabilizojë vendin”.

“Ai e ka një plan në kokë, që është destabilizimi i vendit dhe mundësisht dhe shpërbërjen e vendit. Kërkon të ndezë një hap më tej zjarrin e destabilizimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!